Për Ne

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit (FNT) Skupi Festival është themeluar në hapësirat e Teatrit Shqiptar në Shkup, në nëntor të vitit 2007. Atëbotë u mbajt edicioni i parë i këtij Festivali, me moton “Luaj që të jesh”. Vit pas vitit, duke kaluar nëpër labirintet të ekzistimit të vet, Festivali u shndërruar në manifestim tradicional dhe origjinal.

Nisma për themelimin e një festivali të këtillë u paraqit nga ana e aktorëve të verifikuar, të cilët edhe sot janë pjesë e udhëheqjes së të njëjtit. Drejtor i Festivalit është Muzbajdin Qamili – Muçi, drejtor artistik Senko Velinov, kurse koordinator i Festivalit është Osman Ahmeti. Midis themeluesve të Festivalit janë edhe Kushtrim Bekteshi dhe Betim Zeqiri.

FNT Skupi Festival mbahet çdo vit në fillim të muajit nëntor. Me dëshirë që publikut t’i ofrohet përvoja sa më të suksesshme të teatrit, FNT Skupi Festival, nga viti në vit, ka për qëllim që programin e festivalit ta bëjë sa më të kualitativ, me synim që t’i prezantojë rrjedhat bashkëkohore në lëmin e teatrit. 

Si Festival me profil ndërkombëtar, pos afrimit të teatrove, Festivali mundëson edhe afrim kulturologjik. Si Festival me karakter garues, ka edhe frymën e garimit kulturor në lëmin e teatrit.

Pjekurinë e tij Festivali e tregoi nga edicioni në edicion, dhe padyshim ka synim ta mbajë dinamikën e saj dhe ta sfidojë këtë rajon ballkanik në kontekst të perspektivave të reja ballkanike.

Në kuadër të ekzistimit të vet, Festivali është përkrahur nga Ministra e Kulturës e Republikës së Maqedonisë. 

Programi

Programi i Festivalit përbëhet nga njësi të ndryshme programore, të ndërlidhura dhe të bashkuara nën kulmin e teatrit. Struktura e programit të Festivalit përbëhet nga program zyrtar dhe përcjellës.

Në programin zyrtar në mënyrë të barabartë mund të garojnë shfaqje nga teatrot institucionale dhe jasht-institucionale.

Programi përcjellës parasheh performasa, punëtori, programe tjera me përmbajtje kulturore, të cilat janë punuar në Republikën e Maqedonisë dhe jashtë saj.

Përzgjedhja e programit realizohet nga e këshillit artistik, në krye me përzgjedhësit e Festivalit si dhe përzgjedhës të angazhuar nga jashtë, të cilët propozimet e veta i dërgojnë te Këshilli. Programi fokusohet në zhvillimin jo vetëm në lëmin e teatrit, por edhe në hapjen e polemikave relevante sociale dhe shoqërore.