Drama kontraverse “Martir” nga autori Marous Von Mayenburg flet për jetën e një djali të ri Benjamin Sinclair që përqafon fundamentalizimin e krishterë , duke i turbulluar jetët e të rriturve të pafuqishëm rreth tij. Si një bombë me sahat,tregimi i Benjamin-it është shqetësuses për publikun. Por, njëkohësisht edhe tregim sfidues dhe tërheqës,jo vetëm për audiencën e re, dhe reflekton më së miri konfuzionin e botes sot,ku presioni e të qenit politikisht korrekt,tolerant ndaj paragjykimeve ndeshet me debatin e pafund rreth, religjionit,dogmës dhe shkencës.Drama e Mayenburg-ut nuk është vetëm një thumbim cinik për fobinë ndaj radikalizimit fetar në botën perendimore. Drama në mënyrë groteske shpalosë frikën universale nga “të tjerët”, si një konstante e pavetëdijshme të shoqërive që supozohen të jenë tolerante.
Kohëzgjatja: 120''
Autor: Marius Von Mayenburg
Regjia: Fatos Berisha
Asistent regjie: Butrint Pasha
Formulimi muzikor eshte e bere nga regjisori: Fatos Berisha
Skenografia: Pertit Bakalli
Kostumet: Kasim Qerkezi
Besfort Berberi
Vlera Pylla
Edmond Hafizademi
Bujar Ahmeti
Muradije Muriqi
Arbies Komoni
Ylber Mehmeti
Yllka Lota
Myrvete Kurtishi
Ahmet Bakija