DERRASA & MASKA

FNT SKUPI FESTIVAL 2014
31/10/2014 - 06/11/2014

Zvicër / Rusi: SCHLACHTHAUS THEATER – BERN & TEATR POKOLENIY, SH. PETERSBURG

“TË GJITHË ZOGJTË JANË ATJE”

Autorë: Matto Kämpf , Ariane von Graffenried

Regjia dhe idea: Eberhard Köhler

Muzika: Simon Ho

Grafika: Danila Korogodsky

Ndriçimi/Video: Anastasia Toshcheva

Producent: Monika Manger

Luajnë: Mona Petri, Tatjana Werik, Svetlana Smirnova, Natalia Ponomaryova, Sergey Mardar, Artyom Shilov

Në vitin 1915 në një fshat afër Bernit, me ftesë të socialistit zviceran, Robert Grim, takohen revolucionarët ndërkombëtar, sidomos ata rus, midis të cilëve edhe Lenini dhe Trocki. Kjo konferencë e fshehtë organizohej kundër Luftës së Parë Botërore. Me qëllim që të mos zbulohen nga policia e fshehtë zvicerane, ata këtë konferencë e paraqesin si një takim të ornitologëve.

Në pjesën “Të gjithë zogjtë janë atje”, regjisori gjerman, Eberhard Köhler, e vë në skenë pikërisht këtë konferencë të ornitologëve, të njohur si Konferencë ruso-zvicerane. Kjo shfaqje ka estetikën e filmit rus pa zë të viteve 20-ta. Ngjarja bazohet në aksione realiste, por edhe në sekuenca jo reale, të cilat pjesëmarrësit shkrihen në botën e përrallave ruse. Mali është simbol i pavetëdijes. Ngjashëm si në “Ëndrra e një nate vere” të Shekspirit kur njerëzit shndërrohen në kafshë, në këtë shfaqje, socialistët që paraqiten si ornitologë, shndërrohen në zogj.

 

Gjermani: TEATRI SHTETËROR TUBINGEN  

“DHE TASH: BOTA”

Autor: Sibylle Berg

Vënien në skenë: Sonja Streifinger

Skenografia: Vesna Hiltmann

Dramaturg: Christian Bock

Luajnë: Silvia Pfändner, Julienne Pfeil

Një femër e re mendon për jetën dhe gjeneratën e saj. E vetme në shtëpi­në e saj, me miqtë komunikon vetëm përmes Skype, mesazheve në celular. Sibil Berg në tekstin „Dhe tani: bota!“ imponon çështje që ndërlidhen me rolet gjinore, dashurinë e vërtetë dhe marrëdhëniet me trupin. Sot gjenerata e re veten e definon përmes pamjes së jashtme, kurse Berg e paraqet iluzionin për trupin dhe vlerën adaptive. Të gjithë duan trup të përsosur. Femra e re humbet në këtë botë të re, e cila bëhet gjithnjë e më e madhe, ndërkaq këtë rritje askush nuk mund ta përcjellë. Kjo botë e dikton pamjen për atë se çfarë duhet të bëhemi, por ne në pamundësi për ta arritur atë pamje, bëhemi më të pasigurt. Kjo femër e re nuk mund ta gjejë vendin e saj në këtë botë dhe flet për presionet, frikët dhe dëshirat e saja.

 

Shqipëri: TEATRI SHËTITËS - TIRANË

”PERËNDIMI I VËRTETË”

Autor: Sam Shepard

Regjia: Laura Nezha

Skenografia/kostumografia: Ened Kuka

Muzika/ dritat: Laura Nezha

Luajnë: Ledion Zoi, Erblin Bajko, Redjan Mulla, Suela Bako

Lee dhe Austin takohen pas pesë vjetësh në shtëpinë e nënës së tyre, e cila ka shkuar me pushime në Alaskë. Jetët e tyre kanë marrë drejtime të ndryshme. Austin, skenarist filmash, përfaqëson “suksesin”, duke pasur një familje e karrierë, ndërsa Lee është pijaneci, hajduti, njeriu pa qëllim i shkretëtirës, i cili përfaqëson “dështimin”. Nga përballja e tyre zbulohen të vërtetat, u ndryshojnë bindjet e mëparshme dhe në fund i shohim të ndërrojnë rolet.

 

Rumani: BRIXH TEATËR - SIBIU 

“SHFAQJE PA TITULL”

(Pasi ta shohë shfaqjen, publiku ftohet që ta gjejë titullin)

Adaptimin e tekstit: Mihail Zadornov 

Regjia: László Vadas

Muzika: Teodora Voineagu 

Dritat: Constantin Podu

Luajnë: Alexandra Podu, Radu Constantinov, Rada Constantinov

Një tekst bashkëkohor, me një akt dhe me shumë kthesa. Një shfaqje që publikut i ofron përvojë të re, duke e ftuar që të marrë pjesë në “pagëzim”. Një “pagëzim” ndryshe, ku “prindërit” do ta zgjedhin emrin bashkë me publikun. Kjo shfaqje paraqet momentet e krizës së një martese, kur një grua tjetër vjen ta blejë burrin e pabesë nga gruaja e tij. Takimi i të dy grave është një takim përplot emocione, të cilat mund t’i ndjejë gruaja e dashuruar, e cila e ballafaqon burrin me një vendim të rëndë. Në fund vendimi nuk do të jetë i rëndësishëm, por fakti se lidhjet tona mund ta sfidojnë kohën në emër të kujtimeve. Humori i bollshëm si dhe nuancat komike e tragjike të ngjarjes, në mënyrë të shkëlqyeshme e paraqesin temën e pakohë të trekëndëshit të dashurisë. Ç’është ajo që i mban lidhjet pas shumë vite. Përgjigja është kujtesa!

 

Turqi: HAJAL PERDESI STAMBOLL

“NDËRTUESIT E PERANDORISË OSE SCHMÜRZ”

Autor: Boris Vian

Regjia: Aleksandar Popovski

Skenografia: Sven Jonke

Kostumografia: Taciser Sevin

Disejni i dritave: Aleksandar Popovski

Muzika dhe efektet muzikore: Barış Manisalı

Koreografia: Handan Ergiydiren

Luajnë: Reha Özcan, Şebnem Köstem, Selin İşcan, Sevil Akı, Tuba Karabey, Nihat Alptekin

Çka na mundon? Ç’është ajo që e pranojmë apo e mohojmë gjatë jetës sonë? Ku na çojnë ambiciet tona? Çka gjurmojmë? Tragjedia sarkastike “Ndërtuesit e perandorisë” të “magjistarit të fjalëve”, Boris Vian, fillon duke i shtruar këto pyetje. Për shkak të zërave misterioze të dënesjes, një familje që jeton në një ndërtesë shumëkatëshe, largohet nga banesa e saj për t’u strehuar në katet më të larta dhe më të ngushta. Pa e ditur fare se ç’është ajo që i frikëson, çdo largim i ri shndërrohet në udhëtim kah vetmia dhe degradimi moral. Duke udhëtuar nëpër ambiciet më të errëta të njerëzve, përmes karaktereve tragjiko-komike, kjo shfaqje zbulon mohimin e jetës deri në ballafaqimin e fundit.

 

Bullgari: TEATRI I ARMATËS BULLGARE - SOFJE  

“JERMA”

Autor: Federico Garsia Lorca

Regjia: Diana Dobreva

Skenografia: Nina Pashova

Kostumografia: Nina Pashova

Muzika/ Dritat: Petya Dimanova

Luajnë: Radina Kardjilova, Veselin Anchev, Georgi Kyrkelanov, Tigran Torosyan, Stefka Yanorova, Gergana Dandanova, Mimoza Bazova, Ekaterina Stoyanova, Milen Milanov, Diana Dobreva, Lili Sucheva, Borislava Kostadinova

“Biri im, prej nga po vjen?... Kur, biri im, do të vish?”, pyet Jerma, derisa përpiqet ta gjejë kuptimin e jetës së saj. Malli për fëmijën e përshkon ngjarjen e shfaqjes, shkruar nga Frederiko Garsia Lorka në vitin 1934. Pikërisht kjo ia mposht çdo dëshirë tjetër të personazhit kryesor. Ballafaqimi me status kuonë patriarkale dhe humbja e të gjitha shpresave çon kah epilogu tragjik. Në performansën sipas regjisë së Diana Dobreva, mungesa e fëmijës nuk është vetëm mungesë e ardhmërisë dhe realizimit personal, por kjo përkon me mungesën e cakut dhe besimit si dhe mungesën e Zotit. Skenografia e bardhë, e zezë dhe e kuqe paraqet fiksimin dhe ndarjen e shpirtit njerëzor si paralajmërim të vdekjes. “Jerma” është performansë estetike vizuale e mbushur me mall, pasion dhe dhembje.

 

Serbi/ Kroaci/ Slloveni: HARTEFAKT FOND, BITEF TEATËR, CZKD – BEOGRAD, UO NOVO KAZALISHTE – ZAGREB, ZADAR SNOVA –ZARË, MINI TEATËR – LUBJANË

“VARREZA PËR BORIS DAVIDOVIÇIN”

Autor: Danilo Kish

Regjia: Ivica Buljan

Kompozitor: Mitja Vrhovnik Smekar

Disejni i dritave: Son:DA

Producent: Andrej Nosov

Produksioni ekzekutiv: Vladimir Dekiq, Janko Dimitrijeviq

Dramaturg: Masha Seniçiq

Luajnë: Aleksandra Jankoviq, Milutin Milosheviq, Vladimir Aleksiq, Stipe Kostaniq, Boris Vlastelica, Iva Kevra, Benjamin Kërnetiq, Marko Grabez, Nikola Malbasha

“Varreza për Boris Davidoviçin” e njërit prej shkrimtarëve më të shquar të Evropës Juglindore, Danillo Kish, e botuar në vitin 1976, është një nga veprat më kontrovers të letërsisë jugosllave. Duke i vështruar shënimet historike nga luftërat dhe revolucionet e viteve tridhjeta, katërdhjeta dhe pesëdhjeta të shekullit 20 në Evropë, Kish e vë çështjen e fituesve në histori dhe e thekson atë që është e përbashkët për të gjitha krimet. Qasja dokumentare, fragmentarizmi i pamjeve jo bindëse nga memoria e popullit dhe arkivave jo të plota të trashëgimisë kulturore, rezultojnë me histori jo bindëse. Që të zbërthehet deri në fund vepra e Danillo Kishit, do të thotë imperativ etik për artistin që mendon për realitetin politik në rajonin jugosllav. Leximi i Kishit për gjeneratat më të vjetra është një rikujtim i marrëdhënieve midis qytetarit/ individit/ artistit dhe shkallës së tolerancës së këtyre institucioneve për t’ia ofruar njëri tjetrit. Për gjeneratën e re “Varreza për Boris Davidoviçin” është manifest etik dhe estetik, i cili në këto hapësira është pa presedan.