RREMBEJE CASTIN

FNT SKUPI FESTIVAL 2013
04/11/2013 - 10/11/2013

Kosovë: TEATRI PROFESIONAL I GJAKOVËS

“REVOLVERI”

Autor: Gordy Gabor

Regjia: Burbuqe Berisha

As. regjie: Behar Zeneli

Efektet muzikore: Trimor Dhomi

Skenografia dhe kostumet: Petrit Bakalli

Luajnë: Hysen Binaku, Myrvete Kurtishi, Edmond Hafizademi, Arben Lleshi, Valon Pallaska

Njerëzit bëjnë çdo të zezë për të ardhur në pushtet, e kur vijnë bëjnë çdo të zezë për ta mbajtur atë. Kjo shkurtimisht ishte fabula e komedisë “Revolveri”. Vepra e autorit hungarez, Goergey Gabor, e vënë në skenë nga regjisorja Burbuqe Berisha, ndonëse është shkruar shumë vjet më parë, ka paraqitur një realitet të hidhur, prezent edhe në ditët e sotme në vendin tonë. E tërë ngjarja në shfaqje sillet rreth një revolveri, si mjeti që mundëson pushtetin e pesë personazheve të ngujuar në një bodrum.Një komedi e absurdit e cila është shumë aktuale për të gjitha vendet në tranzicion.

 

Itali: KULTUTFICIO NR.7 – PRATO 

“FIASCO!”

Autor: Tommaso Santi

Regjia: Valentina Banci, Francesco Borchi

Skenografia: Lorenco Banci

Interpretojnë: Valentina Banci, Francesco Borchi

Bodrum i verës, dy karrige, njerëz të shumtë, të gjithë fshatarë. Kjo është Fiasko! Performancë teatrore për t’i kujtuar fushat, midis vreshtave të verës, tregtarëve, zotërinjve dhe fermerëve. Shfaqja nis me një hare dhe çmenduri, ku shpirtrat e fshatarëve rikthehen mes nesh magjishëm, për të krijuar një botë e cila është ngrirë në kohë dhe atë përjetësisht. Realiteti dhe imagjinarja pështjellohen në Fiasko! Në fakt, teksti është si rezultat i orëve pafund të historive gojore, intervistave të fshatarëve, punëtori verërash, fermer, roje pylli. Dëshmitë shndërrohen në një histori të madhe kolektive, ku dy aktorë interpretojnë shumë karaktere dhe shqiptojnë fjalë magjike të panumërta, larg nga e folura vendore dhe më afër jetës, tokës dhe verës: e gjitha kjo është për ceremoninë e çmendur të varrimit, ku të gjithë mbetet me gojë të hapur.

 

Shqipëri: TEATRI METROPOL - TIRANE 

“KONKURSI”

Autor: Aleksandër Galin

Regjia: Kushtrim Bekteshi

Kostumografia: Marija Pupuçevska

Koreografia: Albi Minarolli

Producent: Suela Konjari

Luajnë: Rozina Kostani - Prendi, Ola Harizaj, Xheni Hallulli, Vilma Hodo, Egzona Ademi, Erjeta Cufaj, Genti Deçka, Klodian Hoxha, Devis Muka, Denis Kurushi, Florian Veizi.

Një kompani japoneze shpall konkurs për përzgjedhjen e femrave për punë në “shout elitare të natës” në Singapor. Meqë shpallja nëpër gazeta publikohet gabimisht - pa specifikuar moshën dhe kriteret - në konkurs vijnë kryesisht gra të martuara, të cilat me çdo kusht duan të fitojnë shansin për të ikur jashtë shtetit.Japonezët, për t’i hequr qafe, u vënë si kusht lejen me shkrim nga burrat.Ardhja e burrave nxjerr në pah konfliktet bashkëshortore mes çifteve. A do të arrijnë gratë të marrin lejen me shkrim nga burrat e tyre, mbetet ta shikoni në shfaqje. Tragjikomedia “KONKURSI” flet për njerëz që në periudhën e tranzicionit kanë humbur garën (konkursin) për jetën.

 

Slloveni: TEATRI SHKUC- LUBJANË  

“AJO DY HERE”

Autor: Stanisllava Repar

Regjia: Nick Upper

Dramaturg: Niko Gorshiq

Skenografia, kostumet dhe video: Beata Spacilova, Jennifer Helia Defelice

Koreagrafia: Vaclav Pucik

Luan: Lucia Siposova

“Ajo dy herë“ është kabare bazuar në një ngjarje të vërtetë për poeteshën, shkrimtaren, kritikën letrare, redaktore dhe botuesen me shtetësi sllovene dhe sllovake ,Stanisllava Repar. Ajo i flet publikut teatrorë me interesin për parimin në rregullimin e formave të ndryshme tekstuale, nga poema në ese, nga epet të cilët i kanë për temë kritikën ndaj shoqërisë deri tek ditarët intim për tregime të vërteta dashurie. Pjesa është tregim dashurie alla Breht, me tendencë për të treguar mundin që jep një emigrante me qëllimin e vetëm për të rregulluar statusin e saj në Slloveni, përkundër mëshirës së institucioneve dhe strukturave shtetërore, duke e bërë në Romeo dhe Xhulijeta, nën kthetrat e aparaturave kaukaziane të të dy shteteve. Autorja na tregon se si ajo bëhet nga sllovake në sllovene, edhe atë dy herë. Në Sllovaki e thërrasin sllovake nga Sllovenia, ndërsa në Slloveni e quajnë sllovake.

 

Gjermani: TEATRI LANDES TUBINGEN  

“QYTETI I ZBRAZUR”

Autor: Dejan Dukovski

Regjia: Martin Maria Eschenbach

Dramaturg: Christian Bock

Zëri: Christian Peter Max

Luajnë: Philip Wilhelmi, Benjamin Janssen

Në mes një zone lufte, dy vëllezër, Gjore dhe Gjero, takohen përsëri pas shumë vitesh. Problem i parë paraqitet menjëherë, sepse ata dy mbajnë uniforma të ndryshme, dhe problem i dytë është se ata kanë ngelur të rrethuar në një qytet të zbrazët, të braktisur, i cili të nesërmen do të jetë arenë luftimi. Në pamundësi për të dezertuar, ndërsa e ardhmja është shumë e qartë, kjo natë do të jetë nata e fundit e jetës së tyre dhe mëngjesi i ardhshëm sjell vdekjen e sigurt. Për këtë arsye ata vendosin që këto orë të mbetura në këtë mjedis sureal, t’i kalojnë duke e jetuar jetën e tyre, me plot kuptimin e fjalës. Mbi këtë bazë, ngjarja për dy vëllezërit e ndryshëm, autori tregon një histori fascinonte. Pothuajse, me një lehtësi tronditëse ai përshkruan lirinë e plotë të këtyre dy njerëzve të përballur me vdekjen, e përjetojnë dhe absurditetin e situatës së tyre me një intensitet të papërmbajtur.

 

Francë/ Maqedoni: L’ ESKALIER 4- PARIS, FNT SKUPIFESTIVAL - SHKUP  

“A PLUS…”

Autor: Jean Jacques Varoujean

Regjinë e pjesës filmike: Fabien Hemard

Regjinë e pjesës teatrore: Sandrine Fourlon

Luajnë: Madeleine Bongard, Klodiana Keco, Sylvain Paolini dhe Asdren Selimi

Pjesa është si rezultat i “Vorkshopi europianë i autorëve dhe aktorëve”- takim i ri artistik, i cili ka për qëllim të krijojë pjesë teatrale bashkëkohore, përmes bashkëpunimit të aktorëve dhe regjisorëve europianë, nën organizimin e FNT SkupiFestival dhe Produksionit  L eskalier 4. Nga viti 2012 , katër aktorë (shqiptarë, maqedonas dhe francez) në “dirigjimin” e Fabian Hemard (skenarist, regjisorë dhe fotograf) si dhe Sandrine Fourlon (aktore dhe regjisore teatri), punuan së bashku në dy gjuhë, për të krijuar shfaqjen “A plus...”  performancë skenike, një miks i filmit dhe teatrit. Publiku është i ftuar që të përcjellë punën e vorkshopit, i cili  mbahet çdo ditë në ditët e festivalit. Ata mund të jenë edhe pjesë e krijimit dhe prodhimit të shfaqjes teatrore dhe skenave filmike, gjithashtu edhe në shfaqjen finale...

 

SHBA: OLD DEERFIELD PRODUCTION – MASAÇUSETS  

“BRONKSI IM”

Autor: Terry Jenoure

Regjia: Linda McInerney

Muzika: Terry Jenoure

Luajnë: Terry Jenoure, Maria Mitchell

“Bronksi im” është pjesë teatrale interdisiplinare me poezi dhe muzikë origjinale nga autorja Terry Jenoure.Pjesa ka një dinamikë dhe një larmi fjalësh me bollëk.Ngjarjet qëndisen njëra me tjetrën si një qilim, lëvizin nga e shkuara në të tanishmen, duke e çuar publikun në një udhëtim përmes rikujtimit të ngjarjeve.Të  gjitha këto forma ngacmuese rrezatojnë nga Teri. Ajo i manifeston  rrënjët e saj jamajkiane dhe portorikane, zhdërvjelltësia e saj në xhaz dhe poezi, përderisa kërcen me kukullat e qepura me dorë, në rrugët e imagjinuara nga Bronksi i saj. Performanca ofron një interaksion alkimik midis formave skenike dhe improvizimit.  Znj. Jenoure përmes vijës së performances, vizaton një hartë improvizuese, e cila na jep forma të reja fleksibile.