Kosovë: TEATRI KOMBËTAR - PRISHTINË
“NATA E DYMBËDHJETË”
Autor: William Shakespeare
Regjia: Ilir Bokshi
Adaptimi dramaturgjik dhe përpunimi i tekstit: Shkëlzen Berisha
Skenografia: Petrit Bakalli
Kostumografia: Vesa Kraja
Muzika dhe adaptimi i muzikës, ushtrime meditative: Trimor Dhomi
Koreografia: Sinan Kajtazi
Luajnë: Shkelzen Veseli, Teuta Krasniqi, Driada Matoshi, Adrian Morina, Ard Islami, Ylber Bardhi, Edona Rreshitaj, Lulzim Guhelli, Eshref Durmishi, Besnik Krapi, Armend Ismajli, Armend Baloku, Shpejtim Kastrati, Genta Retkoceri
Nata e dymbëdhjetë është një nga komeditë më të mira të shkruara nga W. Shekspiri, në të cilën në mënyrë autentike dhe komike flet për dashurinë dhe çmendurinë. Binjakët, vëlla e motër, Violla dhe Sebastijani, ndahen kur anija me të cilën udhëtojnë fundoset. Secili nga ata dy beson se tjetri është fundosur bashkë me anijen. Pas fundosjes, Viola shpëtohet dhe vendoset në vendet ilire, ku vishet si burrë dhe paraqitet me emrin Cezario, ku edhe hyn në shërbim të Dukës së Ilirisë, Orsino, i cili është i dashuruar në Konteshën Olivia, e cila refuzon dashurinë e tij. Viola dashurohet në të, ndërkohë që Duka e llogaritë si aleat të tij, i mashtruar nga maska e saj mashkullore. Që farsa e Violës të jetë edhe më dramatike, Sebastijani, vëllai i saj binjak, paraqitet në skenë, i dashuruar në Konteshën Olivia. Vepra ilustron xhelozinë, ndërrim të identiteteve dhe paraqitje të rrejshme, të cilat pasojnë me duele, mosmarrëveshje, situata konfuze mes personazheve. Fundi i kësaj pjese karakterizohet me shthurjen e farsës nga personazhet, paraqitja e identiteteve të vërteta dhe ndjenjat që kanë për njëri tjetrin dhe përfundim e lumtur të këtyre historive të dashurisë.
Rumani: TEATRI AKT - BUKURESHT
“LOJËRA NË OBORRIN E PASMË”
Autor: Edna Mazia
Regjia: Bobi Prikop
Muzika/ndriçimi/kostumet: Bobi Prikop
Luajnë: Joana Manciu, Vlad Pavel, Pavel Ulici, Flotin Hrisku, Cezar Grumazesku
“Lojëra në oborrin e pasmë“ na shpalos dhe na shfaq psikologjinë e tinejxherëve. Bazuar në ngjarje të vërtetë e cila ndodh në vitet e 90-ta në Izrael, shfaqja merret me gjykimin për përdhunim, ku protagonistët, viktima dhe përdhunuesi janë të mitur, nën moshën 18 vjet. Qëllimi i kësaj pjese nuk është dramaticiteti i kësaj situate, por shkaku dhe mekanizmi që vjen deri te ky akt i dhunimit. Regjisori na përgatitë një pamje minimalistike, ndoshta edhe shumë të kursyer, vetëm me vendosjen e 5 karrigeve, lëvizje minimale dhe akumulim të detajeve përmes së cilëve ndërtohen karakteret pothuajse në mënyrë kinematografike. Në të vërtetë, shfaqja ka të bëjë me vrazhdësinë e botës së tinejxherëve, në të cilën vështirë mbijetohet, njëjtë ashtu si në botën e të rriturve.
Rumani: TEATRI AKT - BUKURESHT
“AMALIA MERR FRYMË THELLË”
Autor: Alina Nelega
Regjinë: Mariana Kamarasan, Aleksandra Penciuc
Muzika /ndriçimi/kostumet: Mariana Kamarasan, Aleksandra Penciuc
Luan: Kristrina Kasian
“Amalia merr frymë thellë” përcjell ballafaqimet e një gruaje me vrazhdësinë e regjimit komunist dhe se si ajo arrin të mbijetojë, edhe pse duket që nuk ka asnjë mundësi. Përkundër historisë bashkëkohore rumune, Amalia shfleton katalogun e humbjeve të veta, duke filluar nga trupi i saj, të cilin ua ka shitur ushtarëve, për ta ushqyer veten dhe vëllain e saj valltar, i cili e braktis dhe shkon në Paris. Personazhet që evokon Amalia në rrëfimet e saj familjare, si temë tjetër- gjendja e gruas, relacionet në lidhej me homoseksualizmin- riprodhojnë një fotografi të fuqishme për papërshtatshmërinë dhe tmerrin e regjimit komunist. Përmes gjithë kësaj, ajo mbahet me diçka, që e ka mësuar nga e ëma - vazhdo të marrësh frymë thellë. “Amalia merr frymë thellë” është një epilog i besueshëm i asaj kohe.
Izrael: PRODUKSION I PAVARUR, TEL AVIV
“FERMA E KAFSHËVE”
Bazuar nga novela e Xhorxh Orvell
Adaptimi: Guy Masterson
Regjia: Ran Shahaf
Muzika: Effi Shoshani
Ndriçimi: Omer Shezaf
Luan: Nir Menki
“Ferma e kafshëve”, novelë e njohur nga Xhorxh Orvell, të cilën aktori Nir Menki me sukses e sjell në skenë, përmes personifikimit të karaktereve, ku ai vet ndryshon në skenë, duke kaluar nga njeri në tjetrin karakter. Ky adaptim i përpiktë rrëfen mendimin bazë, që përmban ky tekst alegorik, i cili në kohën kur është shkruar ka qenë kritikë e kohës për regjimet e kaluara, në të cilët lufta për liri e një klase sjell fitoren e asaj klase, por edhe rivendosjen e një regjimi tjetër, ku edhe harrohet qëllimi i parë i asaj lufte për “lirinë”. Megjithatë, lirisht mund të themi se ky tekst, asnjëherë nuk e ka humbur aktualitetit e tij, si rezultat i pandryshueshmërisë së karakterit njerëzor dhe mangësitë e tij.
Shqipëri: TEATRI BYLIS - FIER
“PËR NJË FJALË GOJE”
Autor: Natali Sarraute
Regjia: Doriana Çaushi
Kostumografia dhe skenografia: Doriana Çaushi
Formulimi muzikor: Alfred Tase
Luajnë: Klodiana Keco, Jonida Cunga
Dy mikesha takohen pas shumë kohësh përsëri. Njërës prej tyre i ka mbetur hatri, tjetra përpiqet të gjejë arsyen e ftohjes së mikës së saj. Vijojnë debate, përplasje dhe konflikte ku secila prej tyre tregon nga këndvështrimi i vet atë që ka ndodhur. Konflikti zbulon se pas debateve dhe hatërmbetjeve te të dy mikeshat fshihen dy botë të ndryshme: nga njëra anë, bota e njeriut pragmatist ndoshta edhe karrierist dhe nga ana tjetër, bota ëndërrimtare e artistit dhe e njeriut që kënaqet me pak. Autorja Nathalie Sarraute sjell në veprën e saj xhelozi, dhunë verbale, ballafaqime dhe zënka. E pas gjithë këtyre dielli lind përsëri nga ajo që quhet dashuri. Nathalie Sarraute njihet për dritën e re që i ka hedhur “fjalës” në punët e saj. Fjala për të është një botë më vete. Për një fjalë goje mund të ndodhe gjithçka, mund të rrënohen miqësi shekullore, ose të zbulohen shumë nga ajsbergu i shpirtit njerëzor. Një pjesë që na sjell me pranë njeriut modern dhe që si me një pasqyrë na tregon, nga një dritë tjetër, realitetin në te cilin jetojmë.
Bullgari: TEATRI DRAMËS DHE KUKULLAVE “IVAN RADOEV” - PLEVEN
“PULA”
Regjinë: Aleksandra Kardalevska
Skenografia dhe kostumet: Zoja Nikollova
Luajnë: Iva Nikollova, Marieta Kalpova, Teodora Abrasheva, Marian Stefano, Aleksandar Dimitrov
“Pula” është shfaqje ku ngjarja ndodh pas skenës, ndërmjet njerëzve nga bota e teatrit. Në një teatër provincial shfaqet një aktore e re në moshë, rreth të cilës përfliten disa afera dashurie. Për autorin Nikollaj Kolada, thuhet se në një mënyrë është Çehovi i kohës moderne, ku edhe në shfaqje mund të vërehen atmosfera nga veprat e tij. Në shfaqjen “Pula” të gjithë personazhet, në një farë mënyre janë të preokupuar mes ambicieve të mëdha dhe përditshmërisë banale, ku të gjithë luftojnë në mënyrë të ashpër për t’i ndryshuar jetët e tyre dhe për t’i dhënë kuptim. Dëshirat e tyre janë reale, por situatat në të cilët janë vendosur, i bëjnë të duken qesharak dhe tragjik në të njëjtën kohë.
Finlandë: MYLLYTEATËR – HELSINK
“KOMEDIA HYJNORE 3.0”
Bazuar nga Komedia Hyjnore e Dante Aligeri
Autore: Mira Sipola
Regjia: Mira Sipola
Skenografia: Aili Ojalo
Kostumet: Sara Maçado da Graca
Muzika: Riu Lima, Serxhio Martins
Ndriçimi: Anaisa Gereiro
Luajnë: Diana Niepce, Andre Salvador, Fabio Moreira, Susana Nunes , Nantia Papatheodorou, Ulla Raitio, Tomas Tulikorpi, Jako Kiljunen, Idalota Bakman dhe Yuko Takeda
Baza e kësaj shfaqje është marrë nga “Komedia Hyjnore” e Dante Aligerit ose më drejtpërdrejt struktura: Ferri – Purgatori - Parajsa. Në këtë version, një njeri merr një ftesë nga Fëmija. Njeriu vëren se peizazhet dhe fytyrat që fëmija i mban janë shumë të njohura. A janë këto nga familja e tij? Shoqëria? Rregullat kolektive? Fuqia e mendjes së tij? Udhëtimi të cilin ai e ka nisur, i duket si diçka shumë më me rrezik nga udhëtimet që ka bërë më herët. Për të dal nga ky labirint, njeriu duhet të vdesë. Por, çmimi që vjen më pastaj është bukuria e paharxhuar, të cilën ne të gjithë e shijojmë.
Franca/Maqedoni: L’ESKALIER 4 - PARIS, SKUPIFESTIVAL - SHKUP
“A PLUS”
Produksion i krijuar nga “Vorkshopi europian për aktor - autor”
Performancë skenike, e punuar sipas teksteve nga Zhan Zhak Varozhan, ku teatri dhe filmi ndërlidhen mes vete.
Koncepti dhe regjia në skenë: Sandrin Fourlon
Regjia filmike dhe kamera: Fabien Hermand
Asistent i regjisë: Beatriçe Andre
Luajnë: Madelin Bongard, Silvian Paolini, Asdren Selimi, Klodiana Keco
Partner i jashtëm: ESRA Shkolla për Kinematografi, Shkup
Edicioni i parë i “Vorkshopi europian aktor - autor” është takim i ri artistik me qëllim zhvillimin dhe vendosjen në skenë të teksteve teatrore bashkëkohore nga autorë europianë dhe e organizuar nga ana e FNT SkupiFestival, L’eskalier 4 dhe Oda Teatër. I pari “vorkshopi europian për autorë - aktorë” duke marrë për bazë veprën e Zhan Zhak Varozhan, autor francez me origjinë armene. Gjatë kohës së këtij takimi punues, katër aktorë në regjinë e Sandrin Fourlon dhe Fabian Hermand, krijojnë për të nxjerrë shfaqjen “A plus...” ku rezultati përfundimtar shfaqet në ditën e fundit të festivalit. Shfaqja ka pjesë skenike në skenë dhe projeksione filmike dokumentare nga puna në vorkshop. Publiku ftohet që nga afër ta përcjellë punën e aktorëve në ditët kur do të punohet. Provat dhe xhirimet filmike janë të hapura për publikun.