PLASE!

FNT SKUPI FESTIVAL 2011
04/11/2011 - 10/11/2011

Kosovë: TEATRI KOMBËTAR - PRISHTINË

“ROK END ROLL”

Autor: Tom Stoppard

Regjiа: Dino Mustafiq

Dramaturg: Zheljka Udoviçiq

Skenografa: Dragutin Broz

Koreografia: Gjergj Prevazi

Ass. regjisore: Rebeka Qena

Luajnë: Kushtrim Hoxha, Mentor Zymberaj, Gresa Pallaska, Ilire Çelaj, Armend Ismajli, Edona Reshitaj, Adrian Morina, Besnik Krapi, Fisnik Zeqiri, Rebeka Qena, Semira Latifi, Fisnik Sykaj dhe Bendi Jeriç

Sot të gjitha format e artit shfrytëzohen si refleks për qëndrimet kundër sistemit, roken-rolli gjithnjë ka qenë dhe do të jetë një nga format e rebelimit kundër sistemeve politike. Ne jemi të gjuajtur me gurë në kokë, kemi  nevojën ta tregojmë dhe njëkohësisht ta rrëzojmë të njëjtin - kjo është edhe deklarata e të gjithë artistëve pjesëmarrës në këtë shfaqje. Sipas bindjeve të këtyre, teksti i Tom Stopard, në këtë shfaqje lejon dialog edhe me publikun dhe më gjerë. 


 

Itali: TEATRI XHULIARE & TEATRI ’STABILE DI INNOVAZIONE DEL FVGÇ’  

“DHOMA”

Autor: Harold Pinter

Regjia: Enriko Deoti, Xhulia Dal’Ongaro

Interpretojnë: Enriko Deoti, Xhulia Dal’Ongaro

Paqartësia për të tanishmen ndjell frikën, përvoja njerëzore për vetminë, josigurinë dhe rrezikun - në aspekte komike dhe shqetësuese - e gjithë kjo zbulohet në një ndërtesë urbane. Në një apartament të një ndërtese të palyer, e zonja e shtëpisë dhe bashkëshorti i saj (njeri i përmbajtur), ndjejnë që shtëpia e tyre është e rrezikuar nga prania e personave të dyshimtë dhe mistik, që janë të prirë për luftë psikologjike. Atmosfera në dhomë gjithnjë e më shumë bëhet më e pasigurt, më shqetësuese dhe me dhunë. Në balancën delikat mes reales dhe imagjinatës, të vërtetës dhe gënjeshtrës, aktorët interpretojnë 6 karaktere të ndryshme. Ata nxjerrin në pah dykuptimësinë e personazheve përmes maskave realiste, të cilat ndërrojnë pamje, duke e krijuar ndjenjën e çudisë te spektatori në paraqitjet e tyre, duke e ngritur misteriozen dhe realen e shfaqjes. Kjo tragjikomedi paraqet jetën e përditshme dhe me një përkushtim ka në vete ndjenjat për siguri dhe kërcënim, të njerëzve që mbyllen në shtëpitë e tyre, për t’u mbrojtur veten nga të tjerët dhe nga hijet e të panjohurës.

 

Slloveni: VIA NEGATIVA – LUBLANË  

“VDEKJA”

Ideja dhe teksti: Katarina Stegnar dhe Bojan Jablanovec

Regjia: Bojan Jablanovec

Producent: Shpella Trosht 

Luan: Katarina Stegnar

Si do të dëshironit të jetë nata juaj e fundit? Ku do të kishit dëshirë që të varroseshit? Si do të dëshironit që të bëhej varrimi i juaj? Kush do të donin që të merr pjesë në varrimin tuaj? Kush do të dëshironit që të mbaj fjalim në ceremoninë e varrimit tuaj? Cila nga këngët do të donit që të këndohet në varrimin tuaj? Cilët do të ishin fjalët e juaja të fundit? Këto janë disa nga pyetjet që Katerina do t’ia parashtrojë njërit nga spektatorët dhe në fund të kësaj bisede vdesë në prehrin e tij. Vdekja është një akt intim, por njëkohësisht një sensacion spektakolar. Aktorja do t’i prekë këto dy aspekte: lufta në intimitet e njeriut në shtratin e vdekjes: “më kanë thënë se do të kaloj nëpër tre faza: e para mospranimi, e dyta mllefi dhe e fundit dorëzimi”, në ndërkohë vdekja si një përvojë spektakolare, për të tjerët që janë duke e vrojtuar nga anash. Vdekja është performancë, ku të gjithë të pranishmin janë edhe pjesëmarrës, aktori bëhet i vdekur, spektatori bën varrimin, kështu që e gjithë performanca shndërrohet në ceremoni varrimi. 

 

Serbi: DAH TEATËR – BEOGRAD  

“PËRTEJ KUFIRIT”

Kolazh tregimesh të vërteta, nga përjetimi i luftës  nga gra të ndyshme nga regjioni

Regjia: Dijana Millosheviç

Luajnë: Maja Mitiq, Sanja Krsmanoviç-Tasiq, Ivana Milenoviç-Popoviç

Ana e gruas në luftë është performancë e bazuar nga libri “Ana e gruas në luftë”, botuar nga Shoqata “Gra në të zeza”, në vitin 2007. Shfaqja bazohet në rrëfime të vërteta, autentike nga gra të ndryshme nëpër luftërat që kanë ndodhur në hapësirat e ish Jugosllavisë nga viti 1991-1999. Një pjesë e madhe e këtyre rrëfimeve janë të publikuara nga organizata të ndryshme dhe merren për dëshmi, deklarata, letërkëmbime, kujtime. Këto tregojnë vuajtjet specifike të grave, por edhe trimëria dhe forca e tyre për ta përballuar dhe kaluar traumën e luftës dhe kthimin e jetës normale, si dhe solidaritetin që e tregojnë mes vete, pa i marrë parasysh dallimet e ndryshme, ndarjet dhe kufijtë. Qëllimi kryesor i kësaj pjesës është që me spektatorin të krijojë kontakt, jo vetëm nga ana verbale, por para së gjithash nga ana emocionale dhe psikologjike.  

 

Turqi: TEATRI PERA – STAMBOLL 

“KUINTET - RRËFIMI PËR KTHIMIN E PESË VEPRAVE”

Autor dhe regjia: Nesrin Kazankaja

Sekuencat filmike: Ilker Jigen, Mehmet Asllan, Zejnep Ozden

Luajnë: Nesrin Kazankaja, Defne Halman, Kan Bashak, Erdin Anaz

“Kuinteti - tregimi për kthimin e pesë veprave” është shfaqje e shkruar dhe në regji të Nesrin Kazankaja. Si pjesë finale e trilogjisë nga vet autorja e një historie të kohës së afërt politike në Turqi. Performanca fokusohet në katër intelektual bashkëkohorë, të cilët ballafaqohen me periudhën e dhimbshme dhe efektet në jetët e tyre në Turqinë pas vitit 1980, kur demokracia bëhet edhe më e lëndueshme nga pasojat e grusht-shtetit. Akti fillon në momentin kur “Gruaja” pas 20 vitesh azili politik, kthehet në Turqi. Shpirtrat e së kaluarës prapë ringjallen, si pasojë konfrontimet bëhen të pashmangshme. Personazhet mundohen pambarimisht, por nuk arrijnë të shkarkojnë barrën, që janë të dënuar ta mbajnë në vete. Grusht-shteti që në një masë të madhe u ka gatuar fatin e këtyre njerëzve, në shfaqje, prapë, pas shumë vitesh, përmbyt botën e tyre dhe i përçan ata. Shfaqja është komponuar nga pesë pjesë: takimi – pajtimi – konfrontimi – përcjellja -ndarja.

 

Bosnjë dhe Hercegovinë: TEATRI KOMBËTAR BOSHNJAK - ZENICË  

“ÇORKAN”

Autori: Ivo Andriq

Regjia, dramaturg: Haris Burina

Ass/regjie: Sead Arnautoviq

Bashkëpunëtor profesional: Nexhad Fejziq

Luan: Haris Burina

Nuk do të gabojmë nëse themi se Çorkan është një nga personazhet më opsesive në universin letrar të Andriqit. Në këtë dallojmë dramën e llojit të vet për identitetin. Ky është projeksion letrar dhe poetik, në kërkim të vuajtjes dramatike për “shpirtin e komplikuar”. Në fakt, paraqet luftën për përkatësi të identitetit,  si në aspektin individual dhe atë kolektiv. 

 

Francë: L’ESKALIER 4 

 “DREAM STORIES…A PLUS”

Në skenë

Regjia: Sandrin Furlon

Luajnë: Madelin Bongard, Silvan Paolini

Në projeksionin filmic

Regjia: Fabien Hemard

Luajnë: Sandrin Furlon, Njalter Dikerson, Elizabet Kreg, Lukas Viçorek… dhe pjesëmarrëse special në film Elizabet Kemp

Në skenë: Skena nga shfaqjet e Zhan Zhak Varozhan.

Në projektim: Nga Parisi në Nju Jork, vajtje dhe ardhje, aktorja na lidh me ëndrrën e saj intime, ku ëndrra dhe realiteti janë të predisponuara që të na lejojnë të parashikojmë mundësinë për një fiksion më tjetër fare.
 

Poloni: TEATRI NIKOLI 

“LOLITA DOLLI”

Autor dhe regjia: Nikolaj Veprev

Ndriçimi: Sllavomir Juça

Kostumet: Nikolaj Veprev

Luajnë: Nikolaj Veprev, Dominika Juça

“Lolita Doli” është bazuar në novelën “Lolita” të V. Nabukov. Shfaqja ka një tregim tragjik për një vajzë bonjake, e cila pas vdekjes së ëmës, bie nën ndikimin e mendjes së ligë të njerkut të saj, i cili njëkohësisht është edhe i dashuruar në këtë. “Lidhjen” e nxit njerku, për të shkruar tregimin për qengjin dhe ujkun. Situata në të cilin ndodhen këta dy, bëhet e rrezikshme. Marrëdhënia mes qengjit dhe ujkut tregohet përmes vallëzimeve lëvizjeve artistike, që janë metaforë e pasionit te Lolita dhe shkrimtari. Performanca e shkëlqyer e aktorëve reflekton tensioni seksual që e ka kapluar këtë “lidhje”.