ON THE ROAD

FNT SKUPI FESTIVAL 2010
03/11/2010 - 10/11/2010

Turqi: TEATRI KOMBËTAR KONJA        

“GILGAMESHI”

Adaptimin: Sirin Aktemur Toprak, Gokhan Aktemur

Regjia: Umut Toprak

Skenografia/kostumet: Ali Cem Koroglu

Ndriçimi: Ersen Tuncekc

Muzika: Ihsan Kilavuz

Luajnë: Tomris Cetinel dhe Umut Toprak

Epopeja e Gilgameshit është poemë epike nga Iraku antik dhe një ndër veprat më të vjetra të letërsisë së shkruar. Besohet se buron nga legjendat dhe mitet sumeriane për mbretin – trim Gilgamesh, të cilat më vonë janë grupuar në poemë më të gjatë akadiane. Versioni më i kompletuar  i cili ekziston edhe sot ruhet në koleksionin e librave të shekullit VII p.e.s. Gilgameshi ishte sundues i vërtetë në periudhën e dinastisë së vonshme në shekullin 27 p.e.s...

 

Kosovë: TEATRI URBAN DHE TEATRI KOMBËTAR 

“VDEKJA DHE VASHA”

Autor: Ariel Dorfman

Regjia: Fatos Berisha

Kostumet dhe skenografinë: Yllka Brada

Luajnë: Yllka Gashi, Shkumbin Istrefi dhe Luan Jaha

“Vdekja dhe vasha” është dramë psikologjike e autorit kilian Ariel Dorfman, e cila është punuar në shumë teatro nëpër botë, madje është bërë edhe film nga regjisori i njohur, Roman Polanski, në vitin 1994, në të cilën luajnë aktorët e njohur, si Sigourney Weaver, Ben Kingsley dhe Stuart Wilson. Shfaqja është kamertale dhe publiku është i vendosur në skenë. Tema e kësaj shfaqje në qendër ka një grua me një të kaluar shumë të dhimbshme, e cila jeton mes të kaluarës dhe të tashmes.

 

Francë: TEATRI KOMBËTAR SYLDAVIAN / MAISON D’EUROPE ET D’ORIENT

“GJËJA”

Autor: Hristo Bojçev

Regjia: Dominique Dolmieu

Skenografia: Arben Selimi

Kostumet: Anne Deschaintres

Muzika: Francesco Russo

Luajnë: Celine Barcq, Laurent Grappe, Franck Lecroix, Salome Richez, Christophe  Sigognault dhe Federico Uguccioni

Ky rrëfim është më shumë njerëzor dhe filozofik se sa politik. Në vete ngërthen pyetje dhe mister dhe qëndrime të duhura për të kapur atë gjë. Pavarësisht se a mund të dëgjojnë apo jo karakteret tona, mund vetëm të kuptojnë se ajo gjë kurrë nuk do t’i lë rehat dhe se kjo gjë e padukshme do t’i vë në sprovë nervat dhe imagjinatën e tyre.

 

Rumani: KOMPANIA TEATRORE “LA STEAUA” – BUKURESHT 

“SEKTI I GRAVE”

Regjia: Toma Enache

Luajnë: Toma Enache, Topa Vasile, Sorin Saguna, Teodora Calagiu, Tamara Roman, Cristi Stera, Mihai Gheorghe, Cristina Cabel, Florentina Costea, Ioana Zarnescu, Mariana Vrana, Sandra Simon dhe Daniel Nitoi.

Pa besim njeriu kthehet në një palaço. Një palaço, i cili vepron me ose pa dëshirë në një shfaqje të Cirkut të drejtuar nga Djalli. Dhe në të mashtrohen lehtë, sepse djalli e drejton në mënyrë aq subtile, sa që është e pamundur për ne që të parashikojmë planet tjetër...

 

Francë: “1000 CULTURES” PARIS 

“I DËNUARI ME VDEKJE”

Autor: Jean Genet

Regjia: Gauthier Morax

Skenografia dhe kostumografia: Rexhep Mitrovica

Luan: Rexhep Mitrovica

Vargjet e poemës që përshkruhen përmes një bukurie të dhunshme i përkushtohen Moris Pilorzh, vrasës i ri njëzet vjeçar, i cili në vitin 1939, vdes duke u ekzekutuar. Poemat shtjellojnë ankthin e vdekjes dhe urgjencën e dëshirës. Kënga të jashtëzakonshme, së pari nga forca e imazheve që prodhojnë imazhe të shumëllojshme, varësisht nga ajo se autori e përdor zërin e dashnorit, të atij që kryen ekzekutimin e vdekjes apo zërin e tij “të trembur nga trupi dhe fytyra rrezatuese” e një të riu...

 

Danimarkë: POLYNIA COMPANY/ MALMO THEATRE SCHOOL 

“KUSH DREQIN E FILLOI KËTË”

Autor: Deja Dukovski

Regjia: Johan Melin

Luajnë: Anna Fabricius, Joonas Saartamo, Robert Bolin dhe Lai Yde

“Kush dreqin e filloi këtë”, është një histori e cila përfshin palaçon, balerinin, engjëllin, mashkullin, femrën, fuqinë, dhunën dhe kuptohet, dashurinë. Bazuar në këtë vepër të Dukovskit, këto fragmente të njerëzimit dhe jonjerëzimit formojnë një shfaqje të shkurtë për dashurinë dhe vdekjen dhe gjithçka ndërmjet.

 

Slloveni: MINI THEATER, LUBJANË

“MA DHE AL”

Regjinë dhe tekstin: Ivica Buljan

Luajnë: Senka Buliq, Marko Mandiq

“Ma dhe Al” është krijuar nga inspirimi dhe kombinimi i teksteve të J.D. Salinger dhe B.M. Koltes. Tre monologët e shfaqjes simbolikisht paraqesin një botë fiktive, e cila ndan dhe prezanton veten si të vërtetë dhe si një vazhdimësi e hapësirës teatrale dhe letrare. Temat që i trajton shfaqja janë të përditshme: vdekja e fëmijës, dispersioni i familjes, demokracia amerikane, lufta në Vietnam , marrëdhëniet me teatrit klasik dhe modern, arti i luftës, pamundësia e komunikimit me s prindërit dhe fëmijës, fuqia dhe izolimi, të gjitha këto së bashku ia japin njëkohësisht qetësinë skenografisë së paraqitur.

 

Bullgari: TEATRI I KULLAVE DHE DRAMËS “KONSTANTIN VELIÇKOV” PAZARXHIK

“POPCORN”

Autor: Ben Eliot

Regjia: Mihail Petrov

Luajnë: Dimitar Terziev, Todor Kaykov, Yoanna Mikova, Diana Doseva, Zaharinka Terzieva, Iva Ognyanova. Chavdar Bozaxhiev dhe Alexander Bratoev.

“Popcorn” është një satirë për pushtetin absolut të mediave, si një mjet i manipulimit masiv në botën moderne. Personazhi kryesor – Bruce Delamitri, gjiron filma me humor të zi, ku personazhet kryesore janë vrasësit. Ata gëzojnë sukses të madh në mesin e shikuesve dhe janë të kritikuar pozitivisht nga kritika. Dy vrasësit e vërtetë: Wayen dhe Scot, një natë futen në shtëpinë e drejtorit të filmit. Kjo nuk ishte vetëm një natë e zakonshme, por pikërisht nata kur jepen çmimet Oscar dhe ku Bruce fiton çmim. Fillon e mbushur me surpriza, humor dhe lojë nervash, në të cilën me kënaqësi inkuadrohen edhe mediat/televizioni...