3/5

FNT SKUPI FESTIVAL 2009
03/11/2009 - 10/11/2009

3/5

Në këtë rast 3/5, nuk është pjesëtim matematikor, por shenjë që paqartëson një përpjekje për të mbajtur kontinuitet tradite. Trashëgimia antike e Ballkanit i ka mbushur të shkruara mbi 2500 vjet, por ku mbeti tradita? A ekziston ndonjë traditë pa kontinuitet? As 3 po as 5. Për KosovaInfestin, sivjet është viti i gjashtë i ekzistimit për të bërë traditë kontinuele, për të mos shkëputur lidhje brenda kontinuitetit tonë të diversiteteve politike, por sivjet KosovaInfesti është performancë e pestë e tij, një vit u shkëput kontinuiteti, nga një vjet në çdo katër vjet vonohemi ne homo ballkanikous-ët. Nëse katër vjet me nga vonesë njëvjeçare pjesëtohet për 2 mijë vjet antikë ballkanase, mund të kuptohet pse kemi mbetur kaq larg në periferinë e civilizimeve. Sivjet KosovaInfesti do të ishte edicion i gjashtë, e jo siç është, i pesti, i gjashti do të ishte sikur në këtë Ballkanin tonë të mallkuar të mos kishte mundësi politika t’i fuste duart e saj të përgjakura në punën shpirtërore dhe humanitare estetike të artit, sidomos që kaq lehtë di të bëhet tezgë e epigoneve që nuk u vije turp të përvetësojnë kostumet e të vdekurve, por vetëm pasi t’i kenë vrarë më parë. Por nuk dua të gjykojë politikën, nuk është higjienike, por as artistët që i shërbejnë asaj, aq sa dua ta lamentojë artin ballkanik që ende nuk ka fugi të shkëputet nga duart e artistëve politikeje. Sa keq, megjithatë nuk mund ta ushqejmë vetveten, pa na dhënë lëmoshë mecenati politik, dhe ne kujtojmë se ata janë të marrë, kurse ata vazhdojnë të na shfrytëzojnë për një grusht dollarë. Po, ku ta di, mbase kështu problemet e teatrit nuk qëndrojnë vetëm në Ballkan, ndoshta Ballkani është një viktimë e vonesave të përmendura më lartë, vonesë që e shkakton pritja para dyerve të Evropës, ku arti do të duhej të hynte pa trokitur, ku nuk mund të hyjnë të gjithë të tjerët, pa e hapur rrugën arti, humaniteti e jo politika. 

Teki Dërvishi (1943 – 2011)


Gjermani: TEATRI KOMBËTAR – BERLIN 

“DITARI I NJË TË ÇMENDURI”

Autor: Nikolai Gogol

Regjia: Hanna Rudolph

Skenografia: Mareile Krettek

Kostumet: Geraldine Arnold

Muzika: Jacob Suske

Dramaturg: Felicitas Zurcher

Ndriçimi: Gerladine Arnold

Luan: Samuel Finzi
 

Shqipëri: TEATRI KOMBËTAR – TIRANË 

“FORCA E ZAKONIT”

Autor: Thomas Bernhard

Regjia: Kristian Papke

Asistent i regjisë: Eglantina Cenomeri

Koreografia: Gjergj Prevazi

Luajnë: Vasjan Lami, Neritan Liçaj, Arben Derhemi, Elton Çefa dhe Suada Hoxha

 

Francë

“VIZIONI I BARONTIUSIT”

Regjisore dhe aktore: Stephane Godefroy

Kontrabas dhe aktor: Michel Thouseau 

Muzika: Michel Thouseau

Skenografia: Alain Volatron

Ndriçimi: Claude Fontaine

Kostumet: Fannete Benaer

Asistent: Françoise Henrion

Teknika: Fida Mohissen, Benoit Lahoz

 

Itali: TEATRI PESË – MILANO 

“IN – CONTRO/CANTO”

Sipas Nazim Hikmet

Dramatizmi: Alessandro Del Bianco

Regjia: Irina Galli 

Luajnë: Leonardo Bilardi, Valeria Impedova, Petra Khruz dhe Leonardo Mancini

 

Kroaci: TEATRI KOMBËTAR SPLIT 

“PERËNDIA E MASAKRËS”

Autor: Jasmina Reza

Përktheu: Ksenija Jançin

Regjia: Nenni Delmestre

Disenji audio – vizual: Lina Vengoechea

Ndriçimi: Zoran Mihanoviq

Luajnë: Snjezhana Shinovçiq Shishkov, Tërpimir Jurkiq, Nives Ivankoviq dhe Elvis Boshnjak

 

Bullgari: TEATRI I QYTETIT PAZARXHIK

“EDHE UNË JAM CATHERINE DENEUVE”

Autor: Pier Hot

Përktheu: Vlladimir Petkov

Regjinë: Vlladimir Petkov

Muzika: Petja Dimanova

Skenografia: Petar Mitev 

Luajnë: Rosica Aleksandrova, Diana Doseva, Iva Ognjanova dhe Veselin Mishev

 

Bosnjë dhe Hercegovinë: TEATRI KAMERTAL 55 – SARAJEVË 

“PERËNDIA E MASAKRËS”

Autor: Jasmina Reza

Regjia: Miralem Zubçeviq

Luajnë: Tatjana Shojiq, Mirza Haliloviq, Gordana Boban dhe Mirsad Tuka

 

Zvicër

“KUJTIMI I NATËS”

Teknika: Tobias Myller, Marion Noëlle

Ndriçimi: Tobias Myller

Skenografia: Marc Calame

Kostumet: Carla Prang, Ineke Buchs