LUAJ QE TE JESH

FNT SKUPI FESTIVAL 2007
12/11/2007 - 21/11/2007

LUAJ QË TË JESH...

Si mbresë e shqisave, produkt i imagjinatës, përrallës, turbullimit e pasionit, teatri do të mbetet gjithmonë pjesë e konsiderueshme e njohjes njerëzore. Një perspektivë e përgjithshme e dukjes, jetës, pasi në të gjitha drejtimet, është shumë i përsosur, e secila nga pjesët e tij duket të përfaqësojë, më saktë, vetë jetën para syve. Kufizimi në një kohë të shkurtër dhe në një hapësirë mesatarisht të madhe, nuk lejojnë që të realizohet tërësisht ky imitim i asaj që ndodh në botën reale. Çështja, që të dihet, ajo që duhet të shohë spektatori, apo vetëm ta kuptojë nga shfaqja, nuk ka rëndësi të vogël sa i përket shfaqjes artistike. Në fakt, duke devijuar paksa dukjen e asaj që është natyrale, është krejt e mundshme të drejtojmë vëmendjen e spektatorit më fort në gjërat kryesore, në mënyrë që ai të mos e ketë mendjen te të tjerat apo t’i justifikojë ato. Në çfarë mase mund t’i paraqesim në shfaqje spektatorit më shumë se një bisedë të thjeshtë pa iu larguar shumë të natyrshmes?

Luaj që të jetosh...

Festivali i parë ndërkombëtar i teatrove “SkupiFestival”, sjell një përmbledhje me vepra të zgjedhura nga dhjetë trupa teatrore, ku për herë të parë i paraqiten publikut të Teatrit Shqiptar të Dramës. Jemi munduar të prezantojmë një kolazh të ndjeshëm, që ruan forcën dhe bukurinë e origjanlitetit bashkëkohor, duke i afruar kështu publikut një pasuri të mahnitshme skenash, ngjarjesh e karakteresh ku humori, tragjedia e satira - godasin dhe shtyjnë të mendosh thellë në fantazinë pjellore të diversitetit bashkëkohor.

Duke ndjekur “SkupiFestival”do të ndeshim nga galeri të tërë karakteresh, ngjarjesh e veprimesh nga më të çuditshmet, ku do të ndjejmë dridhjet e shpirtit njerëzor...Ky festival do zërë vend në jetën kulturore të vendit, duke qenë përherë i freskët e novator, duke synuar të paraqesë vepra të largëta e të afërta, karaktere e ngjarje befasuese.

Bota është plot me çudira. Njëra ndër to është teatri.

Luaj që të jesh...
 

“KORBI I BARDHË”

Shqipëri: TEATRI KOMBËTAR TIRANË

Autor dhe regjisor: Mihallaq Luarasi

Luajnë: Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Raimonda Bulku, Edi Luarasi, Nujar Asqeriu, Merkur Bozgo, Lutfi Hoxha, Sokol Angjeli, Lulzim Zeqja

Korrupsioni i pushtetarëve dhe lidhjet e segmenteve të caktuara të politikës me krimin e organizuar, është problemi që ka shqetësuar autorin e kësaj drame, problem që shqetëson të gjithë shqiptarët në këto 15 vjet të tranzicionit. Ngjarja trajton jetën dhe aktivitetin e Ilir Demit, një biznesmen që gjendet i vrarë në zyrën e tij.

 

“NË ANËN TJETËR”

Kroaci: TEATRI I TË RINJVE I ZAGREBIT

Nga Natasha Rajkoviq dhe Boba Jellçiç

Luajnë: Ksenija Marinkoviq, Kreshimir Mikiç, Jadranka Gjokiq, Niksha Butijer

“Në anën tjetër” është një shfaqje që trajton jetën e vetmuar të katër njerëzve dhe përpjekjet e tyre për të na rrëfyer historitë personale. Ndoshta këto rrëfime nuk janë të rëndësishme dhe të veçanta, por për ata janë shumë domethënëse. Ndonëse secila prej tyre përfundon në një fjali të vetme. Është mirë ta dimë se kjo fjali mund të shqiptohet në miliona mënyra. Mund të thuhet se në moshën 40 vjeçare ke ndjesinë se jeta.

 

“NGA X NË X”

Mali i Zi: FIAT DHE TEATRI I NIKSHIQIT

Koncepti, regjia dhe skenografia: Tetar Pejakoviq

Luajnë: Katarina Krek, Sllavko Kaleziq, Milivoje Obradoviq, Dushan Muriç, Sllavisha Grubisha

“Pasi e vendosi topin në pikën e njëmbëdhjetë metërshit, u turr të marrë hov dhe u largua për të mos u kthyer asnjëherë”. Shfaqja Nga X në X” prezanton homazhin komik dhe të përkushtuar për futbollin. Gjatë performacës krijohet një kolazh motivesh nga dhe për “gjërat sekondare më të rëndësishme në botë”. Pesë aktorë të rinj nuk luajnë, por në emrin e tyre, ata me veprime tregojnë “shkëlqimin dhe errësirën” e futbollit bashkëkohor.

 

“MR.SINGLE”

Kroaci: EXIT TEATRI - ZAGREB

Performancë nga Zhelko Vukmirica

Autorë dhe regjisorë: Zhelko Vukmirica, Matko Raguz, Pavlica Bajshiq

Ne ecim shpesh sipas Mr. Single në botën e krijuar prej tij. Koka e tij, harkuar lehtë, të sjell në mend gjeometrinë e hapave të tij. Nuk ka ndryshuar asgjë në vite. Zërat e betejës së vetmuar, betejës që nuk mundet të fitojë, shndërrohen në një gjuhë sinjifikative dhe të njohur. Mr. Single bëhet “Mr. Single”.

 

“VDEKJA AKSIDENTALE E NJË ANARKISTI”

Maqedoni: TEATRI SHQIPTAR I SHKUPIT

Autor: Dario Fo

Regjia: Elmaze Nura

Luajnë: Osman Ahmeti, Salaetin Bilall, Mendm Murtezi, Sefedin Shabani. Mirlinda Saiti dhe Visar Etemi

“Vdekja aksidentale e një anarkisti” është një komedi që ndërlidhet me dyshimet e vdekjes e një anarkisti. Ndërkaq, prapa maskës së kësaj komedia gjallëron kriminaliteti, korrupsioni shtetëror, vrasjet politike e kështu me radhë. “Vdekja aksidentale e një anarkisti” dokumenton ngjarjen e një episode të historisë italiane që njihet si Vitit i çelikut, që në fakt ishte një valë e sulmeve terroriste që filloi në fund të viteve 60-ta dhe zgjati deri në fillim të viteve 80-ta.
 

“MIMAR”

Bosnja dhe Hercegovina

Sipas tekstit të Refik Hamziq

Regjia: Sead Xhuliq

Luajnë: Dominik Bajo, Armin Haxhimusiq, Hristina Mouratidou, Amra Prutina dhe Emica Kapetanoviq

Deri sa Zoti dhe bota kanë ekzistuar, derisa njerëzimi jeton në të, fuqia e krijimit dhe shkatërrimit bëjnë punën e tyre, do të shkatërrojnë gjithçka që ka qenë e krijuar në kaos (dhe madje do të shkatërrojnë edhe ekzistencën e tyre). Për të qenë një krijues është e nevojshme të posedosh dinjitet dhe fuqi ta ballafaqosh veten me fytyrën njerëzore, të kesh mençurinë të jesh në gjendje të lexosh kozmosin dhe të ndërtosh  shenjat e tij në atë që duhet të ndërtohet. Të japësh formë dhe strukturë në botën materiale dhe t’i japësh një emër përpara se të ikë bashkë me kohën...

 

“SHTRËNGATA”

Bullgari: TEATRI I DRAMËS “KONSTANTIN VELIÇKOV” PAZARXHIK

Autor: Uiliam Shekspir

Regjia: Vlladlen Aleksandrov

Luajnë: Dimitri Terize, Georgi Kermenski, Diana Doseva, Hristo Bonin, Grozdan Daskalov, Veselin Mishev, Aleksandar Pakov, Todor kajkov dhe Dimitar Kuze

“Shtrëngata” është një prej veprave të fundit të Shekspirit. Motiv i kësaj pjese janë rrëfimet e detarëve anglez në detet e largëta dhe të panjohura. Por, për Shekspirin nuk ka qenë interesante gjeografia e udhëtimeve, por hulumtimi i shpirtit njerëzor dhe mënyra e shëmtuar e të jetuarit, të cilën njerëzit e krijojnë vetë si të tillë, kundër ligjeve të natyrës dhe në kundërshtim me vetveten.

 

“TRUPI I FEMRËS NJË FUSHË BETEJE”

Franca: PRODUKSION I EUROP’ARTES COMPANY

Autor: Matei Visniec

Regija: Alexandra Badea

Luajnë: Madalina Constantin, Carine Piazzi

‘La femme comme champ de bataille’ është rrëfimi I dy fateve njerëzore gjatë luftës në Bosnje. Mejithatë ngjarja historike në vetvete përmban kuptimin e analizës së mizorisë njerëzore, dhunës dhe çmendurisë shkaktuar nga nacionalizmi.

Këtu është Dora, një viktimë, e përdhunuar nga një burrë, I cili mund të kish genë fqinji, shoku I klasës, shoku I vëllait të saj…

Kompania EUROP’ARTES është product I një udhëtimi artistic në të cilin del në pah dialogu multikulturor me qëllim që të zhvillojë dhe përhapë trashëgiminë tone kulturore. Qëllimi ynë është të spostojmë kufinjtë e kontemporancës.

 

“HIQE MINISTRIN NGA PRIZA”

Kosovë: TEATRI KOMBËTAR – GJAKOVË

Autor: Eric Idle

Regjia: Ilir Bokshi

Luajnë: Arta Muçaj, Mirvete Kurtishi, ernest Malazogu, Gresa Pallaska, Hysen Binaku, Ylber Bardhi, Ramazan bërkani dhe behar Zeneli

Komedia “Hiqe ministrin nga priza”, në pjesën e vet përmbajtjesore dhe koncepcionin regjisorial, paraqet luftën për pushtet politik dhe tendencën e trashëgimisë financiare në një shoqëri të caktuar. Situata e ndërthurur me intrigë, sarkazëm dhe me personazhe sa intelektuale po aq edhe naive, ndërtojnë një komedi të shkëlqyeshme që mund të ndodhë vetëm në familjen Çarls...

 

“VIA”

Itali

Ideja dhe projekti: Fabrizio Saccomanno dhe Stefano De Santis

Autor dhe regjisor: Fabrizio Saccomanno

Luajnë: Fabrizio Saccomanno, Cristina Mileti

Performanca nis me një seri adresash në një qytezë në Salento që humbasin në rrugët e rrëfimit, për t’u shndërruar në një histori të veçantë të migrimit: Italia e viteve të pasluftës, marrëveshjet mes Republikës së re italiane dhe Belgjikës. Dy karrige, një llambë dhe dy aktorë në skenë. Performanca është shkruar nga njerëz që kanë një të kaluar të thjeshtë të karakterizuar nga migracioni familjar.

 

“DEMONI I MËHALLËS DIBRANE”

Maqedonia: TEATRI DRAMËS, SHKUP 

Autor: Goran Stefanovski

Regjia: Sllobodan Unkovski

Luajnë: Jovica Mihajllovski, Biljana Beliçanec Aleksiq, Jelena Jovanova, Dejan Liliq, Dragan Spasov, Sasho Tasevski, Marin Babiq, Dime Iliev dhe Jelena Zhugiq.

“Demoni i mëhallës dibrane” është një tragjikomedi që hap disa problem të ndjeshme të shoqërisë maqedonase. Rrëfimi sillet rreth personazhit të Koce berberit, njeriu i cili në kohën e pavarësimit të Maqedonisë, në vitin 1991, është dënuar dhe pafaj dhe i kalon 15 vjet në burg. Pasi lihet në liri, ai tronditet nga ajo se çfarë ka ndodhur në ndërkohë. Në fillim, në mënyrë incidentale, por pastaj krejt me vetëdije, fillon ta pastrojë shoqërinë nga të gjitha dukuritë negative.